Kampe biznesi me të rinjtë e shkollave profesionale “Harry Fultz” në Tiranë dhe “Beqir Çela” në Durrës

Partnerët Shqipëri organizoi dy Kampe Biznesi për rritjen e kapaciteteve të 140 sipërmarrësve të rinj për zhvillimin e ideve të tyre të biznesit dhe kthimin e tyre në ndërmarrje të suksesshme e konkurruese në treg.

business.camps

Kampet e biznesit u organizuan në shkollat profesionale “Harry Fultz” në Tiranë dhe “Beqir Cela” në Durrës. Sipërmarrësit e rinj, nën drejtimin dhe udhëheqjen e dy trajnerëve me përvojë nga SHBA, krijuan kompanitë e tyre mbi idenë e biznesit që ata zhvilluan gjatë kampeve. Ata u pregatitën gjithashtu të prezantojnë dhe shesin idenë e tyre tek kompanitë e interesuara të biznesit që operojnë në treg.

camp.ceremonyMinistri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Z.Erion Veliaj dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë Z. Donald Lu, dorëzuan çertifikatat për sipërmarrësit e rinj që morën pjesë në kampet e biznesit, në një ceremoni të organizuar në shkollën Harry Fultz në 16 janar 2015.
Në fjalimin e tij, Z.Veliaj inkurajoi të rinjtë të ndjekin arsimin profesional, duke vënë në dukje se papunësia është më e ulët në mesin e të rinjve që ndjekin shkollat profesionale krahasuar me ata që ndjekin arsimin e lartë.
Z. Donald Lu, duke ndarë me të rinjtë historinë se si vëllai i tij, falë një ideje të shkëlqyer dhe përpjekjeve të tij sipërmarrëse, u bë një biznesmen i suksesshëm, theksoi rëndësinë e ideve që vijnë nga të rinjtë, pasi ato janë më origjinalet.

women and youth employment