Debati “Sipërmarrjet Sociale në Shqipëri – Mes përkufizimeve, qasjeve dhe zhvillimeve”, 26 shkurt 2016

Partnerët Shqipëri zhvilloi në datën 26 shkurt 2016, në Hotel Tirana International, Debatin “Sipërmarrjet Sociale në Shqipëri – Mes përkufizimeve, qasjeve dhe zhvillimeve“. Debati u fokusua në qasjet e zhvillimin e ndërmarrjeve sociale në Shqipëri, dhe krahasimin e tyre me trendet aktuale në vendet e tjera evropiane.

Përqasja ndaj sipërmarrjeve sociale dhe përpjekjet për rregullimin ligjor të themelimit, organizimit dhe funksionimit të tyre në Shqipëri ka ndryshuar me dinamika të shpejta gjatë vitit 2015. Partnerët Shqipëri ka kontribuar që në momentet e parë të hapjes së diskutimit publik dhe praktikave të para të sipërmarrjeve sociale në vend, duke sjellë perspektiva zhvillimi dhe modele suksesi botëror në këtë drejtim.

Duke vijuar angazhimin dhe kontributin që Partnerët Shqipëri ka dhënë në këtë fushë, debati i radhës solli bashkë aktorë dhe institucione ndikues të këtij zhvillimi nga ministritë e linjës, institucione akademike, agjenci të zhvillimit e donatorë mbështetës të ndërmarrjeve të para sociale në vend, përfaqësues të këtyre ndërmarrjeve si dhe praktika të mira e sfida nga zhvillimi i sipërmarrjeve sociale në Estoni, Francë dhe Belgjikë.

Debati u zhvillua në kuadër të projektit “U-Impact – Nga Pjesëmarrja Qytetare tek Ndikimi në Politikat e BE”, në kuadër të programit të Bashkimit Evropian “Evropa për Qytetarët”. Projekti koordinon përfshirjen e qytetarëve në autoritetet publike në nivel kombëtar dhe evropian në tetë shtete anëtare të BE-së (Bulgaria, Romania, Qipro, Spanja, Estoni, Itali, Franca, dhe Belgjika dhe një shteti kandidat (Shqipëria), me qëllim zhvillimin e një mekanizmi të qëndrueshëm për rritjen e ndikimit të nismave qytetare në procesin e hartimit të politikave në BE.

Debati u transmetua LIVE dhe mund të ndiqet në kanalin në Youtube të Partnerëve Shqipëri.

Vizitoni një galeri fotosh nga eventi.

Programi i Debatit Shkarko