Ecim së bashku për solidaritetin

Në kuadër të “Festivalit të Solidaritetit”, një seri aktivitetesh për shprehjen e mbështetjes dhe solidarizimit shoqëror për kauza të ndryshme, Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me shoqatën Dajti Alpino Turistik organizoi më 21 maj 2017 ngjitjen e majës së Tujanit, në malin e Dajtit.

Ngjitja kishte për synim të përçonte mesazhin e rëndësisë së solidaritetit në grup. Pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë histori të ndryshme nga alpinistë të rinj dhe me eksperiencë, mbi sfidat me të cilat janë përballur dhe akte solidariteti që i kanë shoqëruar gjatë tyre.

Vizitoni një foto galeri nga ky event.