Fakte mbi aktivitetin filantropik në Shqipëri gjatë 2017

Ky raport pasqyron aktivitetin filantropik të kryer në Shqipëri gjatë vitit 2017, paraqitur në mënyrë të sintetizuar nga Partnerët Shqipëri, bazuar në monitorimin e përditshëm dhe raportimin mujor. Raporti analizon sektorët kryesorë dhe çështjet e mbështetura, natyrën dhe vlerën e dhurimeve, mbulimin gjeografik dhe natyrën e donatorëve dhe përfituesve.

Përmes këtij monitorimi, Partnerët Shqipëri synon të rrisë ndërgjegjësimin e publikut mbi aktivitetin filantropik dhe të informojë të gjithë aktorët e interesit, mbi me vlerën dhe ndikimin e tij në shoqëri.

Metodologjia konsiston në të dhëna të mbledhura përmes monitorimit të përditshëm të medias, duke përfshirë mediat sociale dhe burimet e informacionit nga institucionet publike dhe jo publike, gjatë periudhës janar-dhjetor 2017. Mbledhja e të dhënave mbështetet nga Catalyst Balkans. Lexoni më poshtë raportin e plotë …