Hapet procesi i aplikimit për pjesëmarrje në Akademinë e OJF-ve 2016!

Partnerët Shqipëri shpall të hapur procesin e aplikimit për pjesëmarrje në Akademinë e OJF-ve 2016!

Akademia e OJF-ve është një program i cili ofron mundësi edukimi dhe zhvillimi për drejtuesit e OJF-ve shqiptare.

Inkurajojmë të aplikojnë në këtë Akademi drejtues të OJF-ve që synojnë rritjen e aftësive dhe zhvillimin e tyre profesional për të ndërtuar organizata efektive në shërbim të publikut dhe grupeve të interesit.

Ju lutemi lexoni Broshurën e Akademisë për t’u informuar rreth përmbajtjes së programit, procesit dhe kritereve të aplikimit.

Afati i fundit për dorëzimin e Formës së Aplikimit është data 29 Shkurt 2016!

Apliko

Për informacione shtesë, luteni të kontaktoni Jonida Alite, Drejtore e Trajnimeve, në: jalite@partnersalbania.org

Broshura e Akademisë së OJF-ve Shkarko