Konferenca Rajonale për Rininë në Beograd- #Weneedmore

Partnerët Shqipëri, si një prej organizatave zbatuese të projektit Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, mori pjesë në Konferencën Rajonale për Rininë të organizuar në Beograd, më 19 nëntor 2019. Kjo konferencë e cila mblodhi përfaqësues të qeverisë së pesë vendeve pjesëmarrëse, përfaqësues të institucioneve të BE-së, organizata rinore dhe të tjera, iu kushtua promovimit të zhvillimit të politikave rinore në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi dhe paraqitjen e praktikave të mira në këtë drejtim.

Ramadan Sopoti, Menaxher Projektesh i Partnerëve Shqipëri, lehtësoi panelin “Perspektiva rajonale e politikave rinore” dhe prezantoi gjetjet për treguesit # 2 të PSI-së, Shkalla e papunësisë së të rinjve dhe të Rinjtë në burg.

Përveç mundësisë për rrjetëzim mes pjesëmarrëve, konferenca ofroi:

  •  Prezantimin e Indeksit të Pjesëmarrjes së të Rinjve.
  • 5 histori frymëzuese nga të rinj prej 5 vendeve pjesëmarrëse.
  • Përfaqësuesit e institucioneve publike nga #Serbia, #Shqipëria #MaqedoniaVeriut, #Turqia, dhe #MaliZi, patën mundësinë të shkëmbenin mendime dhe ide mbi pjesëmarrjen e të rinjve në nivel kombëtar dhe rajonal.
  • Perspektivën rajonale të politikave rinore.

Vizitoni këtu një galeri fotosh nga ky event.

 


Projekti “Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë-YBH4WBT”, zbatohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në Shqipëri, Fondacioni Ana i Vlade Divac në Serbi, Shoqata për Edukim MLADIINFO International në Maqedoni, organizata “Prima” në Mal të Zi dhe Fondacioni Vullnetarët e Komunitetit në Turqi. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.