Konkursi “Risi Turistike” për rajonin e Korçës

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS), Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Industria Shqiptare e Turizmit, me mbështetjen e Projektit RisiAlbania organizon konkursin e tretë kombëtar të quajtur “Risi Turistike” për rajonin e Korçës.

“Risi Turistike” është një konkurs që nxit idetë e reja dhe inovative të turizmit, dhe jep mundësi mbështetjeje për t’i sjellë në jetë.
Produktet e reja inovative të turizmit do të ndihmojnë për të krijuar itinerare të reja ose gjeneruar vlerë të shtuar të atyre ekzistuese, duke siguruar një përvojë të pasur dhe autentike për turistët në këto rajone.

Ftohen të gjitha subjektet e interesuara që të dorëzojnë një propozim dhe plan biznesi për të zhvilluar dhe zbatuar një produkt të ri turistik në rajonin e Korçës.

Pjesëmarrësit në konkursin Risi Turistike mund të jenë: biznese turizmi të regjistruara, shoqata, OJQ ose një konsortium i këtyre organizatave.
Rekomandohen propozimet e përbashkëta të dy ose më shumë kompanive/organizatave, për të siguruar bashkëpunimin në zinxhirin e vlerës së turizmit, si edhe rritjen e marketingut dhe promovimin e produktit të turizmit.

Dokumentet dhe formatet e aplikimit mund të shkarkohen në:
www.aida.gov.al, www.ekonomia.gov.al dhe www.risialbania.al.

Propozimet e plotësuara sipas formateve duhet të dërgohen me e-mail në adresën info@aida.gov.al me titull subjekti: Konkursi “Risi Turistike”.

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është data 10 Nëntor 2016.