Matrica e Monitorimit të Mjedisit Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Raporti për Shqipërinë 2016

Partnerët Shqipëri ka kënaqësinë të ndajë  “Matricën e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Raporti për Shqipërinë 2016“.

Për të katërtin vit radhazi, Partnerët Shqipëri paraqet gjetjet dhe rekomandimet nga monitorimi i mjedisit ligjor dhe praktik në të cilin operojnë organizatat e shoqërisë civile në vend, bazuar në parimet dhe standardet ndërkombëtare.

Monitorimi zhvillohet në shtatë vende të Ballkanit Perëndimor dhe Turqi, në kuadër të iniciativës “Acquis e shoqërisë civile ballkanike – Fuqizimi i potencialit advokues e monitorues dhe kapaciteteve të OShC-ve”, zbatuar nga Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN), anëtare e së cilit është dhe Partnerët Shqipëri.

Gjetjet dhe rekomandimet e secilit shtet do të shërbejnë si bazë për monitorimin e Udhëzuesit të BE për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në Vendet e Zgjerimit 2014 – 2020, si dhe për zbatimin e nismave advokuese për përmirësimin e mjedisit mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi, në nivel vendi dhe në nivel evropian.

Klikoni këtu për t’u njohur me raportet e monitorimit ndër vite.

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Raporti për Shqipërinë 2016 Shkarko