Miratohen aktet nënligjore të Ligjit “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve”

Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore në rolin e tij si Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit dhe Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) dhe me mbështetjen e Ambasadës Hollandeze në Tiranë, po punojnë së bashku për zbatimin e legjislacionit për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve duke përmirësuar mekanizmat ligjorë e masat politikë-bërëse në zbulimin dhe parandalimin e korrupsionit si dhe fuqizimin e institucioneve përgjegjëse për zbatimin e këtyre mekanizmave.

Ligji nr. 60/2016 “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve” u miratua në 2 Qershor 2016. Ky Ligj i shtrin efektet juridike prej datës 1 tetor 2016, me përjashtim të detyrimeve të përcaktuara në nenin 10 të këtij ligji, për sinjalizimin e brendshëm për subjektet private, që fillojnë të zbatohen nga data 1 korrik 2017.

Partnerët Shqipëri lehtësoi procesin e hartimit të akteve nënligjore dhe udhëzimeve nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, dhe nisi një proces të gjerë konsultimi publik në lidhje me këto akte ligjore. Të gjitha institucionet publike dhe private, individët dhe grupet e interesit u ftuan të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre mbi këto dokumente të cilat u ndanë gjerësisht përmes mediave sociale, faqes së internetit si dhe me e-mail në rreth 2000 institucionet publike në nivel qendror dhe agjenci shtetërore, bashki, biznese, organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të mediave, si dhe organizatat donatore e agjencitë ndërkombëtare të zhvillimit në Shqipëri.

media_campaign

Partnerët lancoi një fushatë të gjerë mediatike për informimin e publikut, që konsistoi në një Spot informues i cili u transmetua në median kryesore kombëtare, në platformat online dhe në median sociale, si dhe reklama vizuale në tabelat e qytetit, për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë dhe mbi të gjitha të kuptuarit e vetë ligjit dhe masave të tij në luftën kundër korrupsionit.

 

 

Gjeni në vijim aktet nënligjore të Ligjit “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve”, të miratuara.

Vendim i Këshillit të Ministrave, nr. 816 date 16.11.2016 “Për strukturën, kriteret e përzgjedhjes dhe marrdhëniet e punës së punonjësve të njësisë përgjegjëse në autoritetet publike në zbatim të ligjit nr. 60/2016 “për sinjalizmin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”

Udhëzim i ILDKPKI “Për Strukturën, Kriterët e Përzgjedhjes dhe Trainimin e Punonjësve të Njësisë Përgjëgjëse në Subjektet Private në Zbatim të Ligjit Nr. 60/2016 “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve”

Rregullore E ILDKPKI –së Për Hetimin Administrativ të Kërkesës së Sinjalizuesit për Mbrojtjen nga Hakmarrja

Rregullore e Brendshme e ILDKPKI-së Për Hetimin Administrativ të Sinjalizimit dhe Mbrojtjen e Konfidencialitetit

Udhëzim i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale “Për Kushtet, Kriteret e Përpunimit dhe Kohën e Mbajtjes së të Dhënave Personale në Zbatim të Ligjit Nr.60/2016”