Zbatimi i Legjislacionit “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve”

Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore në rolin e tij si Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit dhe Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) dhe me mbështetjen e Ambasadës Hollandeze në Tiranë, punuan së bashku për zbatimin e legjislacionit për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve duke përmirësuar mekanizmat ligjorë e masat politikë-bërëse në zbulimin dhe parandalimin e korrupsionit si dhe fuqizimin e institucioneve përgjegjëse për zbatimin e këtyre mekanizmave.

Ligji nr. 60/2016 “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve” i cili u miratua në 2 Qershor 2016, ka për qëllim parandalimin dhe goditjen e korrupsionit në sektorin publik e privat, nxitjen e sinjalizimit të veprimeve apo praktikave të dyshuara të korrupsionit si dhe mbrojtjen e individëve që sinjalizojnë këto praktika.

 

Partnerët Shqipëri hartoi aktet nënligjore dhe rregulloret me asistencën e ekspertëve vendas e të huaj, përmes një procesi të gjerë konsultimi publik. Rreth 2000 institucione publike në nivel qendror, agjensi qeveritare, bashki, biznese, organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të medias, donatorë dhe agjensi zhvillimi
ndërkombëtare në Shqipëri u bënë pjesë e procesit të konsultimit. Kjo u shoqërua edhe me mjete të tjera të informimit publik. Përveç tyre, PSH organizoi gjashtë takime konsultuese rajonale në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Korçë dhe Fier, me pjesëmarrjen e rreth 250 përfaqësuesve të sektorit publik dhe privat, shoqërisë civile dhe medias.

 


media_campaign

Partnerët lancoi një fushatë të gjerë mediatike për informimin e publikut, që konsistoi në Spote informuese që u transmetuan në median kryesore kombëtare, në platformat online dhe në median sociale, si dhe reklama vizuale në tabelat e qytetit, për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë dhe mbi të gjitha të kuptuarit e vetë ligjit dhe masave të tij në luftën kundër korrupsionit.

 

 

 

 


Gjeni në vijim aktet nënligjore të Ligjit “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve”, të miratuara.

Vendim i Këshillit të Ministrave, nr. 816 date 16.11.2016 “Për strukturën, kriteret e përzgjedhjes dhe marrdhëniet e punës së punonjësve të njësisë përgjegjëse në autoritetet publike në zbatim të ligjit nr. 60/2016 “për sinjalizmin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”

Udhëzim i ILDKPKI “Për Strukturën, Kriterët e Përzgjedhjes dhe Trainimin e Punonjësve të Njësisë Përgjëgjëse në Subjektet Private në Zbatim të Ligjit Nr. 60/2016 “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve”

Rregullore E ILDKPKI –së Për Hetimin Administrativ të Kërkesës së Sinjalizuesit për Mbrojtjen nga Hakmarrja

Rregullore e Brendshme e ILDKPKI-së Për Hetimin Administrativ të Sinjalizimit dhe Mbrojtjen e Konfidencialitetit

Udhëzim i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale “Për Kushtet, Kriteret e Përpunimit dhe Kohën e Mbajtjes së të Dhënave Personale në Zbatim të Ligjit Nr.60/2016”