Mobilizimi i Komunitetit – trajnim online

“Mobilizimi i komunitetit” është procesi i angazhimit të qytetarëve për të identifikuar prioritetet, burimet, nevojat dhe zgjidhjet për çështje prioritare, duke sjellë së bashku individë liderë në komunitet, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, bizneseve, grupimeve profesionale, fetare, e zyrtarë qendrorë e vendorë.

 

Qëllimi i trajnimit

Qëllimi i trajnimit është rritja e njohurive dhe aftësive të pjesëmarrësve mbi konceptet, parimet dhe teknikat e përfshirjes dhe pjesëmarrjes efektive të qytetarëve në zbatimin e iniciativave që synojnë fuqizimin e demokracisë vendore dhe ndryshimin në komunitet.

Audienca

Përfituesit e granteve të Leviz Albania si dhe organizatat e shoqërisë civile  që dëshirojnë të aplikojnë me projekt-idetë e tyre në thirrjet e granteve që do të shpallen në vazhdim nga LëvizAlbania.

Përmbajtja e trajnimit

– Ndryshimi social në komunitet, qytetaria aktive, pjesëmarrja qytetare, teknikat e pjesëmarrjes qytetare;

– Mobilizimi i komunitetit, cikli i mobilizimit,aftësitë e mobilizuesve, etj;

– Ndërtimi i partneriteteve me aktorë lokalë për të sjellë ndryshim social në komunitet, strategjia e ndërhyrjes dhe teknikat e manaxhimit të konfliktit.

 

Metodologjia

grup1Trajnimi do të ofrohet ONLINE, duke kombinuar seancat teorike me rrahje idesh, dhënien e shembujve konkret dhe angazhimin e pjesëmarrësve në ndarjen e eksperiencave të tyre mbi çështjet e diskutuara.

Përfitimet e trajnimeve online janë të shumta dhe të njohura në mbarë botën, si: (i) rritja e mundësisë për pjesëmarrje për shkak të lehtësirave të përdorimit nëpërmjet kompjuterit (ii) ulja e kostove për të marrë pjesë në trainim, si dhe (iii) ofrimi i metodave më bashkëkohore të mësimdhënies.

 

Kërkesat teknike për pjesëmarrësit
  • Kompjuter
  • Versione të përditësuar të Internet Explorer, Moxilla Firefox apo Google Chrome
  • Lidhje Interneti kabllor ose WiFi
  • Kufje ose altoparlant

mjetet1

 

Procesi i Aplikimit

Përzgjedhja e pjesëmarrësve do të bëhet përmes një procesi konkurues, bazuar në interesin e shprehur nga organizata, gadishmërinë për vënien në praktikë të njohurive të përfituara në trajnim, si dhe mjetet dhe mundësitë teknologjike për të marrë pjesë.

 

apliko1Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në këtë trajnim, ju lutemi të shprehni interesin tuaj duke plotësuar Formën e Aplikimitkëtë link dhe dërgojeni me email në kkeruti@partnersalbania.org.


 

Afati për dorëzimin e aplikimit është 14 maj !

Trajnimi do të zhvillohet në datën 18 maj, nga ora 10.00-13.00.