Partneritet OJF – Qeverisje vendore: Së bashku për pjesëmarrje më efektive

Partnerët Shqipëri lançon projektin më të ri “Partneritet OJF – Qeverisje vendore: Së bashku për pjesëmarrje më efektive”, si një vazhdimësi e disa iniciativave me qëllim forcimin dhe përmirësimin e partneritetit dhe bashkëpunimit OJF – Qeverisje vendore.

Përmes një programi të ndërtimit të kapaciteteve, PSH do të fuqizojë organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri për të përdorur mekanizma të ndryshëm që do të kontribuojnë në influencimin e politikave dhe vendimmarrjes lokale. Gjithashtu, ky program do të shërbejë për zbatimin e iniciativave advokuese dhe monitoruese duke kontribuar në një pjesëmarrje më të madhe të OJF-ve në transparencën dhe llogaridhënien e qeverisjes vendore dhe në partneritetin midis sektorëve.

Programi i ndërtimit të kapaciteteve do të zhvillohet sipas kalendarit të mëposhtëm:

 

Kalendari i Trajnimeve     Janar – Qershor 2018

 

Program Trajnimi në Qeverisja me Pjesëmarrje

  • 18-19 Janar     →        Berat
  • 6-7 Shkurt       →        Tiranë
  • 15-16 Shkurt   →        Kukës
  • 31 Maj – 1 Qershor    →       Tiranë

 

Program Trajnimi në Advokaci dhe Lobim

  • 15-16 Mars      →        Kavajë
  • 19-20 Mars     →        Vlorë
  • 12-13 Prill       →        Tiranë
  • 11  Maj            →        online
  • 19-20Qershor →        Tiranë

 

Program Trajnimi në Planifikim Kooperues

  • 26-27 Prill      →    Tiranë
  • 25 Maj             →    online
  • 13-14 Qershor    →    Korçë

 

Program Trajnimi në Qeverisje dhe Politikëbërje me pjesëmarrje

  • 21-22 Qershor     →   Tiranë
  • 21-22 Qershor     →    Vlorë

 

Program Trajnimi në Mobilizimi i Komunitetit

  • 21 Maj                →   online

 

Trajnim për zyrtarët vendorë

14 Qershor                 →    Korçë

 

Proçesi i aplikimit dhe përzgjedhja e pjesëmarrësve

Programi është  i hapur për organizatat e shoqërisë civile nga i gjithë vendi. Kandidatët e interesuar janë të ftuar të shprehin interesin për pjesëmarrje duke përcaktuar temën e trajnimit dhe datën / vendin, me email në: mselamaj@partnersalbania.org.


Projekti “Partneritet OJF – Qeverisje vendore: Së bashku për pjesëmarrje më efektive” po zbatohet nga Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki (PDCS) dhe mbështetet financiarisht nga Slovak Aid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës së Sllovakisë.