Programe trajnimi në Qeverisja me Pjesëmarrje

Në kuadër të projektit “Partneritet OJF – Qeverisje vendore: Së bashku për pjesëmarrje më efektive” , që prej fillimit të këtij viti Partnerët Shqipëri po ofron programe trajnimi për OJF-të në “Qeverisja me Pjesëmarrje”. Programi fokusohet në mjetet dhe mekanizmat me pjesëmarrje që kontribojnë në ndikimin e politikave dhe vendimmarrjen lokale; diskutim mbi iniciativat advokuese dhe monitoruese me synim rritjen e pjesëmarrjes së OSHC-ve, transparencën dhe llogaridhënien e qeverisjes vendore dhe partneritetin ndërmjet sektorëve.

Tre trajnimet e para dy-ditore u organizuan në Berat, Tiranë dhe Kukës, me pjesëmarrjen e 40 përfaqësuesve të OJF-ve.

 

qeverisja_me_pjesemarrje 20180215_101807

Në vijimësi të ofrimit të programit të trajnimit për OSHCve, një round i dytë trajnimi dy ditorë me të njëjtën temë u organizua për një grup përfaqësuesish të organizatave të shoqërisë civile nga qyteti i Tiranës, Kavajës dhe Elbasanit gjatë periudhës qershor 2019- shkurt 2019.

Sfidat e hasuara gjatë fushatave advokuese apo zbatimit të aktiviteteve monitoruese mbi transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve vendore, mungesa e informacionit të qytetarëve mbi mekanizmat dhe instrumentet e pjesëmarrjes në vendimmarrjen lokale kryesisht në zonat administrative rurale ishin disa nga çështjet kryesore të diskutuara dhe zhvilluara gjatë trajnimeve.

DSC02667 20180601_104729


Projekti “Partneritet OJF – Qeverisje vendore: Së bashku për pjesëmarrje më efektive” po zbatohet nga Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki (PDCS) dhe mbështetet financiarisht nga Slovak Aid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës së Sllovakisë.