Programe trajnimi për rritjen e kapaciteteve të organizatave anëtare të reja të #YBH4WBT

Në kuadër të projektit #YBH4WBT, Partnerët Shqipëri po ofron një program trajnimi për fuqizimin e kapaciteteve të organizatave grant marrëse, si partnerë lokal në zbatimin e modelit Youth Bank Hub në Shqipëri. Ky program do të ndihmojë OJF-të që të zhvillojnë dhe advokojnë për iniciativa në fushën e politikave lidhur me rritjen e përfshirjes sociale, politike dhe ekonomike të të rinjve.

Trajnimi i parë si pjesë e këtij programi, zhvilluar në 12-13 korrik 2018 me pjesëmarrjen e nëntë përfaqësuesve të organizatave Youth Act Centre nga Tirana, Epoka e Re në Fier dhe Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë në Fushë Arrëz, u fokusua në ciklin e manaxhimit të projektit dhe manaxhimin financiar. Së bashku me 12 organizata të tjera nga Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Turqia, ata janë anëtarët më të rinj të rrjetit # YBH4WBT që po kontribuojnë në rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi.

Programi i ndërtimit të kapaciteteve do të vijojë me tema të tjera trajnimi fokusuar në advokaci dhe komunikim strategjik.

20180712_095258 20180712_095921 IMG-20180801-WA0032

IMG-20180801-WA0005  IMG-20180801-WA0058


Projekti “Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë-YBH4WBT”, zbatohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në Shqipëri, Fondacioni Ana i Vlade Divac në Serbi, Shoqata për Edukim MLADIINFO International në Maqedoni, organizata “Prima” në Mal të Zi dhe Fondacioni Vullnetarët e Komunitetit në Turqi. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.