Projekti TWIST: Drejt një Modeli të Ri të Sipërmarrjes Sociale në Asetet e Konfiskuara në Shqipëri

Nis zbatimi i projektit TWIST – Drejt një Modeli të Ri të Sipërmarrjes Sociale në Asetet e Konfiskuara në Shqipëri!

Nga data 1 prill, organizata Libera me partnerët e projektit Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Bashkia Tiranë, po koordinojnë organizimin e eventit publik mbi shpalljen e projektit TWIST në Tiranë, i planifikuar në fund të muajit prill.

Projekti TWIST do të ndihmojë Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC-të) të jenë më të përfshira në proceset vendimmarrëse në nivel vendor dhe kombëtar mbi asetet e konfiskuara dhe do të inkurajojë praktikat e sipërmarrjes sociale (SS) për të rritur ri-përdorimin social të pronave të konfiskuara, parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar në nivel lokal, kombëtar dhe Evropian.

TWIST, i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, me fokus në ripërdorimin e aseteve të konfiskuara për qëllime sociale, përgjatë tre viteve do të përfshijë qytetarët shqiptarë, veçanërisht grupet e pafavorizuara dhe ato që janë prekur apo janë në risk ndaj krimit të organizuar. Kjo praktikë do t`u mundësojë komuniteteve dhe OShC-ve të përfitojnë nga burime të marra në mënyrë të paligjshme nga krimi i organizuar falë modeleve të sipërmarrjes sociale.

Zbatimi i projektit do të promovojë një përgjigje kolektive në luftën kundër krimit të organizuar në nivel vendor, kombëtar dhe evropian, përmes ndërtimit të modeleve të sipërmarrjes sociale në asetet e konfiskuara dhe gjenerimit të mundësive të reja sociale dhe punësimit që do të ndikojnë pozitivisht në grupet e pafavorizuara, si: viktimat e krimit të organizuar dhe dhunës në familje, të miturit, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar, të papunët, personat e varur nga substancat narkotike, ish të dënuarit, etj.

Shqipëri ka ndërmarrë praktika të ri-përdorimit social të aseteve të konfiskuara, mundësuar nga Ligji 10192/2009 dhe rikthimi i pasurive te konfiskuara në prona publike, që ndihmon në orientimin e shpenzimeve publike në një drejtim më efektiv, në interes të qytetarëve. Projekti do të zbatohet në vijimësi të eksperiencës së CAUSE, nisma e parë në vend dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor që ka ngritur sipërmarrje sociale në tre prona të konfiskuara nga krimi i organizuar.

 

Konsorciumi i cili do të zbatojë projektin përbëhet nga:

dhe në bashkëpunim me:

Organizata italiane Libera është në kapacitetin e Koordinatorit të Projektit, dhe ka një bashkëpunim të gjatë me Partnerët Shqipëri dhe Bashkinë Tiranë. Falë këtij konsorciumi, bashkë me AAPSK do të jetë thelbësore krijimi i një plani të përbashkët për ngritjen e  sipërmarrjeve sociale dhe rritjen e ndërgjegjësimi rreth objektivave dhe aktiviteteve të TWIST.

 

Objektivat e TWIST janë:

  • Rritja e kapaciteteve të OShC-ve për një angazhim efektiv në procesin e vendimmarrjes me institucionet vendore dhe qëndrore nëpërmjet zbatimit të sipërmarrjes sociale si një model i ripërdorimit social të pronave të konfiskuara dhe si një praktikë e mirë për zhvillimin socio-ekonomik të komunitetit;
  • Rritja e zbatueshmërisë të modelti të sipërmarrjeve sociale si një model i ripërdorimit social në pronat e konfirskuara dhe si një mjet qytetar për të parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar në nivel vendor, kombëtar dhe evropian.

Aktivitete ndërgjegjësuese publike dhe në nivel komunitar do të jenë dy faktorët kryesorë që do të sigurojnë trashëgiminë e TWIST.  Është thelbësore përfshirja e qendrueshme e institucioneve vendore si partnerë kyç për menaxhimin e aseteve të konfiskuara dhe për zbatimin e veprimtarisë së sipërmarrjeve sociale nga OShC-të, si një praktikë e mirë ripërdorimi social. Për këtë arsye do të krijohet një ekip përgjegjës për lehtësimin e marrëdhënieve ndërmjet OShC-ve dhe bashkive të interesuara dhe për krijimin e dialogut duke promovuar nismat lokale dhe veprimtarinë e sipërmarrjeve sociale dhe OShC-ve. Kjo do t`i ndihmojë OSHC-të të bëhen protagonistë në nivel politik dhe social, duke  kontribuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe në ndërtimin e një ekonomie më gjithëpërfshirëse që ofron shërbime, aftësi, punësim dhe mbështetje për grupet e pafavorizuara.

 

 

Më 27 prill, projekti u lancua në një event publik me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve sociale, bashkive, institucioneve donatore dhe aktorëve të tjerë.

Vizitoni këtu një fotogaleri nga ky event

 

 

 

 

Për më shumë informacion kontaktoni: organizzazione@libera.it  dhe partners@partnersalbania.org

 


Twist bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian – EuropeAid/171607/DD/ACT/AL