Pyetjet më të shpeshta rreth Thirrjes për Projekt-Propozime në kuadër të EMBRACE

Partnerët Shqipëri ka hapur Thirrjen për Projekt-Propozime në kuadër të skemës së nëngrantimit për projektin “EMBRACE – Modele Sipërmarrje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese”, financuar nga Bashkimi Evropian përmes Delegacionit të BE në Shqipëri, dhe manaxhuar nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në partneritet me Project Ahead.

Më poshtë janë disa nga pyetjet më të shpeshta lidhur me këtë Thirrje:

 

Pyetja 1

Mund të aplikojnë edhe shkolla në bashkëveprim me njëra tjetrën, apo vetëm OJF?

 Përgjigje 1

Jo. Vetëm organizatat jofitimprurëse të regjistruara sipas legjislacionit shqiptar “Për Organizatat Jofitimprurëse” mund të aplikojnë për këtë thirrje. Ju lutem referojuni Udhëzuesit për Aplikantët, pika 2.1.1 “Pranueshmëria e Aplikantëve”.

 

Pyetja 2

Mund të aplikoj tek projekti me një ide biznesi në lidhje me bujqësinë?

Përgjigja 2

Po, nëse ideja kontribuon në 4 aktivitetet e përcaktuara në pikën 2.1.2 “Aktivitetet e Pranueshme” të Udhëzuesit për Aplikantët, si dhe objektivat specifike dhe të përgjithshme të thirrjes.

 

Pyetja 3

Sa % e këtij fondi mund të përdoret për qera, kosto operative dhe burime njerëzore?

Përgjigja 3

Maksimumi deri në 30% e fondit mund të shkojë për kosto burimesh njerëzore, ndërkohë pjesa tjetër duhet të përdoret për kostot direkte lidhur me aktivitetet e projektit.

 

Pyetja 4

Projekti duhet të dorëzohet vetëm në gjuhën angleze apo edhe në shqip?

Përgjigja 4

Ashtu siç specifikohet në Thirrjen për projekt-propozime dhe Udhëzuesin për Aplikantët, pika 2.2 “Si të aplikoni dhe procedurat që duhet të ndiqni”, projekt-propozimet duhet të dorëzohen vetëm në gjuhën shqipe.   

 

Pyetja 5

Dokumentat ligjore të organizatës duhen të perkthyera dhe noterizuara?

Përgjigje 5

Bazuar në Udhëzuesin për Aplikantët, pika 2.2 “Si të aplikoni dhe procedurat që duhet të ndiqni”, dokumentat mbështetës të kërkuar duhet të skanohen si ato që kërkohen origjinale dhe ato kopje, në gjuhën shqip dhe të dërgohen elektronikisht bashkë me aplikimin në adresat: ehaska@partnersalbania.org dhe jalite@partnersalbania.org

 

Pyetja 6

Kjo është faza e parë e projektit?

Përgjigja 6

Ky është raundi i dytë dhe i fundit i skemës së nëngrantimit në kuadër të projektit “EMBRACE”.

 

Pyetja 7

Mund të paraqesim aktivitete konsultimi dhe promovimi të ndërmarrjes sociale në brendësi të fondacionit?

Përgjigja 7

Po, nëse këto aktivitete janë në përputhje me 4 aktivitetet e përcaktuara në pikën 2.1.2 “Aktivitetet e Pranueshme” të Udhëzuesit për Aplikantët si dhe kontribuojnë në objektivat specifike dhe të përgjithshme të thirrjes.

 

Pyetja 8

Organizata është themeluar në janar të 2019 dhe nuk ka bërë akoma vitin e parë të bilancit. Është e lejuar të aplikojë?

Përgjigja 8

Organizatat të cilat nuk dorëzojnë një pasqyrë financiare të vitit të fundit e deklaruar në administratën tatimore do të skualifikohen në procesin e hapjes dhe kontrollit administrativ.