Qeverisja Urbane / Ndërtimi i Integritetit në Evropën Juglindore – Faza e II e Programit për Partneritetin Urban të Grupit të Bankës Botërore

Që nga gushti 2015, Partnerët Shqipëri është pjesë e një konsorciumi rajonal të organizatave nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Kroacia që po zbatojnë komponentin “Qeverisja Urbane / Ndërtimi i Integritetit në Evropën Juglindore” të fazës së II-të të Programit për Partneritetin Urban (UPPII) të Grupit të Bankës Botërore.

UPP II përfaqëson një vazhdim logjik të aktiviteteve të ndërmarra në vendet e Evropës Juglindore në Planifikimin Strategjik dhe Veprimin UPPI . Gjatë fazës së parë u krijua një bazë të fortë Anti-korrupsioni/Integriteti në 10 bashki, ndërkohë faza e dytë e programit e shtrin aktivitetin e saj edhe më tej, nëpërmjet shpërndarjes së metodologjisë Anti-Korrupsion në rreth 10 bashki të reja nga vendet e përmendura më lart.

Partnerët Shqipëri do të vazhdojë të mbështesë Bashkinë Kuçovë në rishikimin e strategjisë së saj Antikorrupsion dhe Planin e saj të Veprimit, për të pasqyruar ndryshimet e ndodhura në bashki për shkak të Reformës Administrativo-Territoriale, dhe për të zbatuar disa nga veprimet e identifikuara në Planin e Veprimit. Përveç kësaj, Partnerët Shqipëri do të punojnë me dy bashki të tjera, bazuar në interesin që ato shprehën dhe angazhimin për të zbatuar krijimin e metodologjisë Anti-korrupsion/Integritetit.

Projekti do të përmbyllet me Konferencën Rajonale që do të sjellë së bashku të gjithë kryetarët e bashkive dhe manaxherët publikë të përfshirë në procesin e ndërtimit të integritetit në rajon, së bashku me ekipin e BB, praktikantët Anti-korrupsion dhe ekspertë ndërkombëtarë për të ndarë përvojat dhe mësimet e nxjerra nga zbatimi i metodologjisë në vendet e Evropës Juglindore.