Raporti i monitorimit të aktivitetit filantropik në Shqipëri, 2016

Ky raport pasqyron aktivitetin filantropik në Shqipëri gjatë vitit 2016 i sjellë në mënyrë të sintetizuar nga Partnerët Shqipëri, bazuar në monitorimin ditor dhe raportimin e rregullt mujor. Raporti analizon sektorët dhe çështjet kryesore që janë mbështetur, natyrën dhe vlerën e dhurimeve, mbulimin gjeografik si dhe natyrën e dhuruesve dhe përfituesve.
Nëpërmjet këtij monitorimi, Partnerët Shqipëri synon të rrisë vetëdijen publike mbi aktivitetin filantropik dhe të informojë të gjithë aktorët e përfshirë dhe të interesuar mbi impaktin dhe vlerën sociale të tij.

Metodologjia e përdorur për realizimin e tij u bazua në të dhëna të mbledhura nga hulumtimi ditor i mediave, përfshi ato sociale si dhe nga institucionet publike dhe jo-publike gjatë periudhës janar – dhjetor 2016. Mbledhja e të dhënave është mbështetur nga Catalyst Balkans.

Përgjatë vitit 2016, Partnerët Shqipëri regjistroi 279 dhurime të cilat kryesisht ishin në vlerë monetare. Fusha kryesore e dhurimit ishte ndihma ekonomike, ndërsa kontribuesit kryesorë rezultuan individët. Lexoni këtu raportin e plotë.

Raporti i monitorimit mbi aktivitetin filantropik në Shqipëri gjatë vitit 2016 Shkarko