Sesion online-Prezantimi i eksperiencave dhe praktikave më të mira në Rajon, për forcimin e demokracisë vendore, 2 qershor 2017

Partnerët Shqipëri, në kuadër të Projektit Leviz Albania, organizon Sesionin e dytë Online “Prezantimi i eksperiencave dhe praktikave më të mira në Rajon, për forcimin e demokracisë vendore”.

Ekspertë të Institutit për Studime të Avancuara (GAP), një think tank nga Kosova, do të sjellin eksperiencën e tyre mbi praktikat dhe nismat që synojnë rritjen e transparencës së qeverisë vendore, dhe metodat inovative të përfshirjes së qytetarëve në proceset e politikë-bërjes dhe vendim-marrjes.

Sesioni do të organizohet në datën 2 qershor 2017, ora 10:00 – 12:00

Ky sesion është i hapur për të gjitha organizatat e shoqërisë civile dhe përfitues të granteve të Lëviz Albania.

LëvizAlbania është një projekt që synon të ketë një efekt katalizator për demokracinë vendore në Shqipëri. Projekti LevizAlbania zbatohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-Plan, dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Përzgjedhja e pjesëmarrësve do të bëhet përmes një procesi konkurues. Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në këtë prezantim, ju lutemi të shprehni interesin duke dërguar me e-mail deri më 29 Maj 2017, emrin tuaj, emrin e organizatës, qytetin dhe kontaktet (numër telefoni dhe adresë e-maili), në kkeruti@partnersalbania.org

 

Kërkesat teknike për pjesëmarrësit

  • Kompjuter
  • Versione të përditësuar të Internet Explorer, Moxilla Firefox apo Google Chrome
  • Lidhje Interneti kabllor ose WiFi
  • Kufje ose altoparlant