Sesion online-Prezantimi i eksperiencave dhe praktikave më të mira në Rajon, për forcimin e demokracisë vendore

Partnerët Shqipëri, në kuadër të Projektit Leviz Albania, organizon sesionin online “Prezantimi i eksperiencave dhe praktikave më të mira në Rajon, për forcimin e demokracisë vendore”.

Ekspertë nga organizata kroate GONG, do të sjellin eksperiencën e tyre mbi iniciativat që synojnë rritjen e transparencës së qeverisë vendore, dhe metodat inovative të përfshirjes së qytetarëve në proceset e politikë-bërjes dhe vendim-marrjes.

Sesioni do të organizohet në datën 4 Prill 2017, ora 11:00 – 13:00

Ky sesion është i hapur për individë dhe organizata, përfitues aktualë të granteve të LevizAlbania si dhe për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të aplikojnë me projekt-idetë e tyre në thirrjet e granteve që do të shpallen në vazhdim nga LevizAlbania. Prezantimi, dhe diskutimi do të zhvillohen në gjuhën ANGLEZE.

LevizAlbania është një projekt që synon të ketë një efekt katalizator për demokracinë vendore në Shqipëri. Projekti LevizAlbania zbatohet nga “Fondacioni Shoqëria e Hapur Për Shqipërinë”, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim” dhe “Co-Plan” dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Nëse jeni të interesuar të ndiqni prezantimin, ju lutemi shprehni interesin duke dërguar një e-mail deri më 30 Mars 2017, me emrin tuaj, emrin e organizatës (nëse aplikohet si organizatë), qytetin dhe kontaktet tuaja (numër telefoni dhe adresë e-maili) në opalushaj@partnersalbania.org.

Kërkesat teknike për pjesëmarrësit

  • Kompjuter
  • Versione të përditësuar të Internet Explorer, Moxilla Firefox apo Google Chrome
  • Lidhje Interneti kabllor ose WiFi
  • Kufje ose altoparlant