Sesione informuese dhe trajnime për organizatat dhe përfaqësues të NJQV-ve

Në vijim të lancimit të projektit “Ura Bashkëpunimi: Shoqëria Civile dhe Sektori Publik për një Shoqëri Civile të Qendrueshme”, Partnerët Shqipëri zhvilloi tre sesione informuese me organizatat e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e Njësive të Qeverisjes Vendore në Vlorë, Gjirokastër dhe Kavajë, për të prezantuar aplikantët potencialë në program me ndërhyrjet specifike dhe pritshmëritë e projektit.

Pas përzgjedhjes së organizatave pjesëmarrëse, Partnerët Shqipëri realizuan dy programet e para të trajnimit të fokusuara në Ide për iniciativa sipërmarrëse, Vlerësimi Organizativ dhe Analiza e Tregut. Partnerët Shqipëri gjithashtu po punon ngushtë me OSHC-të, duke i mentoruar ata në zhvillimin e shërbimeve me pagesë për sektorin e biznesit dhe administratën publike.

Projekti “Ura Bashkëpunimi: Shoqëria Civile dhe Sektori Publik për një Shoqëri Civile të Qendrueshme” zbatohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në partneritet me organizatën Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki, dhe financohet nga Slovak Aid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës së Sllovakisë.