Sfida dhe mundësi për punësimin e grupeve të margjinalizuara nga sipërmarrjet sociale

Partnerët Shqipëri po zbaton një projekt kërkimor mbi sipërmarrjet sociale si një mekanizëm për punësimin e grupeve të margjinalizuara, pjesë e Programit Rajonal për Promovimin Kërkimor (RRPP) në Ballkanin Perëndimor. Projekti fokusohet në hartëzimin e modeleve të sipërmarrjeve sociale në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë dhe analizimin e procesit të institucionalizimit të tyre, duke përdorur metodologjinë e Projektit të Krahasimit Ndërkombëtar të Modeleve të Sipërmarrjeve Sociale.

Projekti po hulumton mbi rolin që sipërmarrjet sociale luajnë në tregjet lokale dhe rajonale të punësimit dhe do të zhvillojë rekomandime në fushën e politikave në vendet e përfshira. Një nga rezultatet e pritshme të projektit është hartimi i një databaze të plotë mbi sipërmarrjet sociale në vendet e përfshira.

Vizitoni faqen e internetit http://socialenterprisesbalkans.org/ për informacion mbi punën kërkimore të këtij projekti mbi sipërmarrjet sociale.

Ky projekt zbatohet në Shqipëri nga Partnerët Shqipëri, në Maqedoni nga Reactor–Kërkim në veprim, Konekt, Qendra për Aktivitetet e Medias, dhe në Kosovë nga Qendra për Paqe dhe Tolerancë. Iniciativa mbështetet nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në bashkëpunim me Universite de Fribourg.