Shpallet Raundi i Katërt i Thirrjes për Projekt Propozime – Projekti C.A.U.S.E. “Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale”

Thirrje për Projekt Propozime
Raundi i Katërt

C.A.U.S.E. – Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale

Referenca në Buxhet: Kontrata nr. 2016/372 – 430

Financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri në kuadër të Mbështetjes për Shoqërinë Civile – Nisma Qytetare dhe Ngritja e Kapaciteteve.

Autoriteti kontraktues i nën-grantimit: Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim

Afati i dorëzimit të aplikimeve:

22 Janar 2019 ora 17:00

 

Thirrje për Projekt Propozime

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim shpall Thirrjen për Projekt Propozime, në kuadër të skemës së granteve të projektit “C.A.U.S.E. – Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale”.

Projekti “C.A.U.S.E. – Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale” synon të ngrejë një model të ri-përdorimit efektiv të pronave të konfiskuara nga krimi i organizuar, duke krijuar një grup organizatash të shoqërisë civile (OJF), të afta për të menaxhuar pronat e konfiskuara nga krimi i organizuar. Ky projekt zbatohet nga Partnerët Shqipëri, në partneritet me dy organizata italiane: Project Ahead dhe Comitato Don Peppe Diana dhe financohet nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Objektivi specifik i kësaj Thirrje për Projekt Propozime është: Ripërdorimi i Qëndrueshëm i pronave të konfiskuara nga krimi i organizuar që ndodhen në qytetin e Durrësit, Elbasanit dhe Sarandës, nëpërmjet krijimit të sipërmarrjeve sociale nga OJF-të.  

 

Kush mund të aplikojë?

Të gjitha organizatat e shoqërisë civile që plotësojnë kriteret e vlefshmërisë të përcaktuara në Udhëzuesin për Aplikantët dhe që kanë për objekt të aktivitetit të tyre rehabilitimin social, kulturor dhe shëndetësor të personave në nevojë, veçanërisht viktimave të krimit të organizuar, të prekurve apo personave në rrezik nga krimi dhe që kanë nevojë për mbrojtje dhe rehabilitim, si: qendra terapeutike, qendra të ri-aftësimit dhe kurimit të përdoruesve të substancave narkotike, si dhe qendra të asistencës dhe rehabilitimit të viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore.[1][2]

 

Fondi në dispozicion për këtë Thirrje për Projekt Propozime është:  150,000 EURO

 

Kohëzgjatja e zbatimit të granteve: Periudha e zbatimit të projekteve të financuara nëpërmjet kësaj Thirrje për Projekt Propozime është: maksimumi 12 muaj.

 

Madhësia e Grantit: Buxheti total i projektit (përfshirë kontributin e organizatës apo kontributin nga palë të treta) për çdo kërkesë në kuadër të kësaj Thirrje për Projekt Propozime nuk duhet të kalojnë shumat e mëposhtme:

  • Për pronat e konfisuara në Elbasan dhe Sarandë shuma totale e buxhetit duhet të jetë në vlerën 60,000 EUR.
  • Për pronën e konfiskuar në Durrës, shuma totale e buxhetit duhet të jetë në vlerën 90,000 EUR.

 

Bashkëfinancimi: Aplikantët duhet të kontribuojnë me të paktën 5% të buxhetit total të projektit, si bashkëfinancim në projektet që do të financohen nëpërmjet kësaj Thirrje për Projekt Propozime.

Gjuha e Projekt popozimit: Projekt propozimet duhet të përgatiten dhe të dorëzohen në gjuhën Angleze, sipas formateve të publikuara të aplikimit.

 

Numri i projekt propozimeve të dorëzuara: Çdo organizatë (OJF) mund të dorëzojë vetëm një (1) projekt propozim si Aplikant dhe një (1) projekt propozim si Bashkë-Aplikant. Çdo organizatë (OJF) mund të dorëzojë deri në dy (2) projekt propozime si Bashkë-Aplikant.

Çdo projekt propozim duhet të jetë i fokusuar për t’u zbatuar vetëm në një nga pronat e konfiskuara që janë subjekt i kësaj Thirrje për Projekt Propozime.

 

Procedura e aplikimit: Organizatat e interesuara për të paraqitur një Projekt Propozim për këtë thirrje duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme:

  • Formën e Aplikimit për Grante (Shtojca A e Udhëzuesit për Aplikantët)
  • Formën e Buxhetit për Projekt Propozimin (Shtojca B e Udhëzuesit për Aplikantët)
  • Matricën e Kornizës Logjike (Shtojca C e Udhëzuesit për Aplikantët)

si dhe dokumentat mbështetës të përcaktuara në Udhëzuesin për Aplikantët.

Projekt propozimet duhet të dorëzohen ose të postohen deri më 22 Janar 2019, ora 17:00 në adresën e mëposhtme:

Adresa postare:

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, Rruga: Sulejman Delvina, NR 18, H.8, Ap.12, Njësia Bashkiake 5, Kodi Postar 1022, Tiranë, Shqipëri

Aplikimet duhet të vendosen në një zarf të mbyllur dhe të dërgohen me postë (rekomande, shërbim korrier privat) ose dorazi (dorëzuesit do t’i jepet një vërtetim i nënshkruar dhe me datën e pranimit).

Informacion dhe mbështetje: Për më shumë informacion, lexo/shkarko Udhëzuesin për Aplikantë.

Pyetjet mund të dërgohen deri më datë 7 janar 2019 në: grants@partnersalbania.org. Përgjigjet do të publikohen brenda datës 12 janar 2019 në faqen zyrtare të Partnerët Shqipëri: www.partnersalbania.org.

 

Tre sesione informimi do të organizohen lidhur me këtë thirrje, si më poshtë:

Vendi  Data   Ora
Hotel “2 Kitarrat”, Durrës  12/12/2018  13:00
Hotel Skampa, Elbasan  13/12/2018  13:00
Europe House, Tiranë  17/12/2018  10:00

Me qëllim rritjen e cilësisë së projekt propozimeve, gjatë sesioneve të informimit do të prezantohen pikat e dobëta të aplikimeve të marra në raundet e mëparshme të Thirrjes për Projekt Propozime. Organizatat e shoqërisë civile që aplikuan me projekt propozimet e tyre gjatë raundeve të mëparshme dhe nuk rezultuan fituese, janë të ftuara të marrin pjesë edhe në këtë raund të katërt të Thirrjes për Projekt Propozime.

 

[1] LIGJ Nr. 10 192, datë 3.12.2009 PËR PARANDALIMIN DHE GODITJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR, TRAFIKIMIT DHE KORRUPSIONIT NËPËRMJET MASAVE PARANDALUESE KUNDËR PASURISË (Ndryshuar me ligjin nr. 24/2014)
[2] VENDIM Nr. 632, datë 23.7.2010 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE TË VLERËSIMIT, TË MËNYRAVE DHE TË PROCEDURAVE TË DHËNIES NË PËRDORIM E TË TJETËRSIMIT TË PASURIVE TË KONFISKUARA, NË ZBATIM TË LIGJIT NR. 10 192, DATË 3.12.2009.
Udhëzuesi për Aplikantët Shkarko
Një ndryshim në Udhëzuesin për aplikantët Shkarko
Paketa e Dokumentave të Aplikimit (WinRar) Shkarko
Analizë mbi praktikat më të mira ndërkombëtare lidhur me ripërdorimin nga OJF-të e pronave të konfiskuara Shkarko
Shembuj të praktikave të përdorimit për sipërmarrje sociale të pronave të konfiskuara Shkarko
Informacion mbi pronat Shkarko