Takim konsultues mbi çështje lidhur me trajtimin fiskal për OJF-të

Partnerët Shqipëri zhvilluan një takim konsultues mbi gjetjet dhe rekomandimet paraprake të “Trajtimi Fiskal i OJF-ve, Raporti për Shqipërinë”. Raporti paraqet një analizë të kuadrit ligjor dhe zbatimin e tij në praktikë, si dhe identifikon problematikat dhe sfidat kryesore me të cilat ndeshen organizatat e shoqërisë civile në vend.

Përfaqësues të OSHC-ve, institucioneve shtetërore dhe donatorë diskutuan mbi këto problematika dhe ofruan opinionet dhe eksperiencat e tyre, të cilat konkretizuan më tej gjetjet e raportit. Të gjithë pjesëmarrësit e vlerësuan të domosdoshme ndërmarrjen e aksioneve konkrete për adresimin e problematikave lidhur me trajtimin fiskal të OJF-ve. Raporti final do të publikohet së shpejti.

Vizitoni një foto galeri nga ky event.


Iniciativa mbështetet nga IBON International nëpërmjet CSO Partnership for Development Effectiveness(CPDE), në kuadër të programit “Advokim për Mjedisin Mundësues të OSHC-ve”.