Të rinjtë dhe solidariteti

Për të identifikuar qasjen e të rinjve ndaj solidaritetit dhe ndihmës për të tjerët, si dhe rolin që ata mund të ndërmarrin në komunitet, partnerët e projektit hartuan një kuiz online, i cili u plotësua nga rreth 1100 të rinj nga Shqipëria, ku Vizionar dhe Inspirues rezultuan rolet dominues.

Rezultatet e kuizit nga të gjitha vendet janë paraqitur në këtë prezantim.

 

FG_meetingsGjatë muajit shkurt ’17, Partnerët Shqipëri realizoi dy fokus grupe me të rinj të moshës 15-30 vjeç në Vlorë dhe Tiranë, me qëllim hulumtimin mbi perceptimet, qëndrimet e të rinjve mbi solidaritetin si koncept dhe ekzistencën e solidaritetit në Shqipëri. Gjeni më poshtë raportin e studimit mbi solidaritetin mes të rinjve.

 

 

 

Projekti “Festojmë solidaritetin” zbatohet nga 6 organizata të drejtuara nga Fondacioni Ana dhe Vlade Divac në Serbi, Partnerët Shqipëri në Shqipëri, Fondacioni Output Input në Poloni, DemNet Hun në Hungari, Multi Kulti kolektive në Bullgari, dhe Mladiinfo International në Maqedoni.  Projekti mbështetet nga Programi Evropa për Qytetarët i Bashkimit Evropian. 

Raporti i studimit mbi solidaritetin mes të rinjve në Shqipëri Shkarko
Rezultatet e kuizit të solidaritetit nga 6 vende Shkarko