THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIMIN “ZHVILLIMI I SIPËRMARRJES SOCIALE NË SHQIPËRI DHE MENAXHIMI I ASETEVE TË KONFISKUARA PËRMES TYRE, SI PRAKTIKË E RIPËRDORIMIT SOCIAL” – RAUNDI I DYTË

Thirrja i drejtohet stafit përgjegjës për Shërbimet Sociale të Bashkive dhe Organizatave të Shoqërisë Civile!

 

Pas raundit të parë të trajnimit zhvilluar në Tiranë, dy raunde të tjera trajnimi do të ofrohen paralelisht për rajonin e jugut dhe të veriut të Shqipërisë, përkatësisht në:

  • SHKODËR, për përfaqësuesit e bashkive dhe organizatave nga qytetet Bulqizë, Cërrik, Dibër, Fushë-Arrëz, Has, Klos, Krujë, Kurbin, Lezhë, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Shkodër, Tropojë, Vau i Dejës.
  • VLORË, për përfaqësuesit e bashkive dhe organizatave nga qytetet Berat, Delvinë, Dimal, Dropull, Fier, Finiq, Gjirokastër, Himarë, Konispol, Kucovë, Lushnjë, Mallakastër, Patos, Polican, Roskovec, Sarandë, Selenicë, Skrapar, Tepelenë, Vlorë, Divjakë, Këlcyrë, Libohovë, Përmet, Rrogozhinë, Memaliaj.

Trajnimi “Zhvillimi i Sipërmarrjes Sociale në Shqipëri dhe Menaxhimi i Aseteve të Konfiskuara Përmes tyre, si Praktikë e Ripërdorimit Social” organizohet në kuadër të projektit TWIST të zbatuar nga Libera. Associazioni, nomi e numeri contro le mafiePartnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Bashkia e Tiranës.

Projekti TWIST synon të kontribuojë në forcimin e sipërmarrjes sociale si një praktikë potenciale për rritjen e ripërdorimit social të aseteve të konfiskuara nga krimi i organizuar, dhe si një model efektiv i biznesit social gjithëpërfshirës për të ofruar shërbime, aftësim, punësim dhe për të mbështetur grupet vulnerabël, si viktimat e krimit të organizuar dhe dhunës në familje, të miturit, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar, të papunët, personat e varur nga substancat narkotike, ish të dënuarit, etj.

Në këtë drejtim, projekti TWIST do të mbështesë financiarisht 13 sipërmarrje sociale, disa prej tyre në asete të konfiskuara, përmes një skeme nën-grantimi për projekt propozime drejtuar organizatave të shoqërisë civile shqiptare, në bashkëpunim me bashkitë.

Trajnimi përbën një mundësi të rëndësishme për të thelluar njohuritë mbi temat kryesore të ripërdorimit social të aseteve të konfiskuara dhe gjithashtu për të hartuar së bashku me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë një projekt pilot.

Për më tepër, gjatë trainimit do të keni mundësinë të takoni organizata të tjera të shoqërisë civile dhe bashki të zonës suaj gjeografike dhe do të përforconi partneritetet tuaja.

Trajnimi për organizatat dhe bashkitë e sipërpërmendura, do të organizohet sipas kalendarit më poshtë: 

Për modulet e ofruara nga ekspertët italianë do të ofrohet shërbimi i përkthimit nga italisht në shqip (dhe anasjelltas).

Për të marrë pjesë në trainimin përkatës sipas zonës suaj gjeografike, lutemi plotësoni formularin e aplikimit brenda datës  7 nëntor 2022:

  • Formulari për trajnimin në Vlorë
  • Formulari për trajnimin në Shkodër

 

Pjesëmarrja është e hapur për jo më shumë se dy (2) persona nga cdo bashki dhe organizatë. Pritet që pjesëmarrësit të ndjekin të gjitha modulet e trainimit. Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me një certifikatë pjesëmarrjeje.

Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të marrin programin e detajuar dhe të gjitha të dhënat e tjera logjistike për sa i përket zhvillimit të trainimit.

Për pyetje apo më shumë informacion mbi projektin kontaktoni me email: twistproject.info@gmail.com