Thirrje për pjesëmarrjen e të rinjve në aktivitetet e projektit “Fuqizimi i Organizatave Rinore përmes Sipërmarrjes Sociale në Turizëm (EYSET)”

Partnerët Shqipëri është një nga organizatat zbatuese në nismën më të fundit europiane “Fuqizimi i Organizatave Rinore përmes Sipërmarrjes Sociale në Turizëm (EYSET)”, e cila  ka në fokus fuqizimin e organizatave rinore, për të kontribuar në përfshirjen sociale dhe integrimin e shpejtë në tregun e punës të të rinjve, me fokus të vecantë tek të rinjtë me aftësi të kufizuara.

Në dy vitet e ardhshme, partnerët e projektit do të punojnë me organizatat rinore për të zhvilluar shërbime mbështetëse për punësimin e të rinjve. Këto shërbime synojnë ofrimin e mbështetjes për të rinjtë që duan të jenë sipërmarrës, me fokus të veçantë  në sipërmarrjen sociale në turizëm, dhe nxitjen e frymës së sipërmarrjes tek të rinjtë si një mënyrë për të kontribuar në integrimin e tyre të shpejtë në tregun e punës, dhe rrjedhimisht në shoqëri.

 

AKTIVITETE TË PROJEKTIT KU TË RINJTË MUND TË PËRFSHIHEN:

  • Intervista për të identifikuar nevojat e të rinjve, si përfitues të shërbimeve mbështetëse të organizatave rinore;
  • Mbledhja e përshtypjeve dhe sugjerimeve të të rinjve në lidhje me krijimin e mjeteve efektive për përfshirjen e tyre sociale dhe integrimin në tregun e punës;
  • 1 seminar rajonal BE/BB online i fokusuar në krijimin e produkteve, shërbimeve dhe proceseve të qëndrueshme, të zgjuara dhe të aksesueshme në fushën e turizmit, duke shfrytëzuar sipërmarrjen sociale përmes hartimit të planeve të biznesit për idetë.
  • Konkurs online për idenë më të mirë të biznesit të sipërmarrjes sociale në fushën e turizmit, 3 të përzgjedhurit do të ftohen në eventin final në Bruksel.

 

KRITERET E PJESËMARRJES

  • Mosha 18-29 vjec;
  • Aftësi komunikimi në Anglisht;
  • Angazhim për të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e sipërmenduara.

 

PROCESI I APLIKIMIT

Të gjithë të rinjtë e interesuar nga Shqipëria, duhet të dërgojnë aplikimin e tyre me email në esherifaj@partnersalbania.org brenda datës 10 Mars 2022.

Aplikimi përbëhet nga Formulari i Aplikimit (në Anglisht) si dhe CV e aplikantit.

Për çdo informacion apo pyetje, mos hezitoni të kontaktoni në esherifaj@partnersalbania.org.

 

 

EYSET zbatohet nga: Partners Albania for Change and Development (Albania), PREDIF (Spain), CONTROVENTO (Italy), DIESIS Network (Brussels), CABILDO DE GRAN CANARIA (Spain), Forum for Civic Initiatives (Kosovo), Association for Democratic Prosperity – Zid (Montenegro), South East European Youth Network-SEEYN (Bosnia & Herzegovina).Projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus +.

Application Form Shkarko