THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI NGA ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE – RAUNDI I DYTE I PROJEKTIT “URA BASHKËPUNIMI: SHOQËRIA CIVILE DHE ADMINISTRATA PUBLIKE PËR NJË SHOQËRI CIVILE TË QENDRUESHME”

Partnerët Shqipëri, që prej dhjetorit 2018 zbaton projektin: Ura Bashkëpunimi: OSHC-të dhe Sektori Publik për një Shoqëri Civile të Qendrueshme, i cili synon përmirësimin e klimës së bashkëpunimit midis sektorit jofitimprurës dhe atij publik përmes identifikimit dhe ofrimit të shërbimeve që mund të ofrohen nga OSHC-të për sektorin publik.

Në këtë kuadër, Partnerët Shqipëri hap thirrjen e dytë për shprehje interesi nga organizatat e shoqërisë civile për ndjekjen e një programi trajnimi, asistence teknike, dhe mentorimi për OJF-të pjesëmarrëse.

 

PROCESI I APLIKIMIT DHE PËRZGJEDHJES SË PJESËMARRËSVE

Të gjitha organizatat e interesuara mund të shprehin interesin e tyre duke aplikuar brenda datës 27 dhjetor 2019 përmes plotësimit të Pyetësorit në këtë link.

15 organizata do të përzgjidhen për të përfituar nga programi gjatë vitit 2020.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen, për t’u informuar mbi kalendarin e aktiviteteve. 

 


Projekti “Ura Bashkëpunimi: Shoqëria Civile dhe Sektori Publik për një Shoqëri Civile të Qendrueshme” zbatohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në partneritet me organizatën Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki (PDCS), dhe financohet nga Slovak Aid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës së Sllovakisë.