Trajnim në Komunikimin Strategjik për organizatat anëtare të reja të #YBH4WBT

Programi i trajnimeve për fuqizimin e kapaciteteve të organizatave grant-marrëse të #YBH4WBT, vijoi me temën e Komunikimit Strategjik. Trajnimi u zhvillua në 18-19 korrik, me pjesëmarrjen e nëntë përfaqësuesve të organizatave Youth Act Centre nga Tirana, Epoka e Re në Fier dhe Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë në Fushë Arrëz.

Trajnimi u fokusua në strategjinë e komunikimit dhe mjetet e saj, përdorimin e medias publike dhe mediave sociale, si dhe mbi mjete e metoda interaktive për rritjen e vizibilitetit të projekteve. Gjatë dy ditëve organizatat punuan për të hartuar planet e komunikimit të projekteve të mbështetura nga #YBH4WBT, të cilat i ndanë mes kolegëve duke marrë edhe sugjerimet dhe rekomandimet e tyre.

DSC03351 kolazh1  

DSC03386 DSC03382 DSC03371

DSC03397


Projekti “Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë-YBH4WBT”, zbatohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në Shqipëri, Fondacioni Ana i Vlade Divac në Serbi, Shoqata për Edukim MLADIINFO International në Maqedoni, organizata “Prima” në Mal të Zi dhe Fondacioni Vullnetarët e Komunitetit në Turqi. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.