Trajnime në “Qeverisje me pjesëmarrje” për zyrtarë vendorë

Partnerët Shqipëri organizoi më 15 qershor 2018, programin e parë të trajnimit në “Qeverisja me Pjesëmarrje”, për 15 zyrtarë vendorë nga rajoni i Korçës.

Trajnimi synoi zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve dhe aftësive të  zyrtarëve vendorë në proceset me pjesëmarrje, mjetet dhe bashkëpunimin me OJF-të, si dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe shoqërisë civile në vendimmarrjen vendore dhe proceset e politikë-bërjes.

LG_TRAINING_KORCE

Programi i trajnimit për ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve vendor vazhdoi dhe përgjatë 2019, me organizimin e 3 trajnimeve të tjera më datë 12 shkurt 2019 në Berat, 18 shkurt 2019 në Shkodër dhe më datë 20 shkurt 2019 në qytetin e Gjirokastrës. 43 përfaqësues nga bashkitë Berat, Shkodër, Gjirokastër, Skrapar, Ura Vajgurore, Kuçovë, Vau i Dejës, Lezhë, Kurbin, Malësi e Madhe, Përmet, Lobohovë dhe Dropull morën pjesë në këto programe. 

Konceptet kryesore të qeverisjes me pjesëmarje dhe rëndësisë së saj, instrumentet e përfshirjes së qytetarëve në demokracinë vendore, sfidat e hasura nga administrata vendore gjatë zbatimit të detyrimeve ligjore mbi përfshirjen dhe konsultimin publik si mjete të përfshirjes qytetare ishin disa nga tematikat e diskutuara dhe të ndara midis pjesëmarrësve.


Projekti “Partneritet OJF – Qeverisje vendore: Së bashku për pjesëmarrje më efektive” po zbatohet nga Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki (PDCS) dhe mbështetet financiarisht nga Slovak Aid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës së Sllovakisë.