Vijon iniciativa për Buxhetimin me Pjesëmarrje në Qeverisjen Qendrore

Prej dy vitesh, Partnerët Shqipëri po zbaton një iniciativë që synon të rrisë pjesëmarrjen e OSHC-ve dhe grupeve të interesit në procesin e buxhetimit me pjesëmarrje në qeverisjen qendrore.

Në prill 2016 Partnerët Shqipëri organizoi disa tryeza diskutimi me rreth 30 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile për të diskutuar mbi çështje prioritare që do të influencojnë hartimin e programit buxhetor afat-mesëm 2016-2018 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Këto tryeza u pasuan me një seri takimesh konsultuese me përfaqësues të Ministrive përkatëse dhe Ministrisë së Financave për të prezantuar dhe diskutuar mbi çështjet prioritare të identifikuara.

IMG_20160405_093519 IMG-20160405-WA0022

Duke synuar zhvillimin e aftësive advokuese të OJF-ve për të qenë të suksesshëm në influencimin e buxheteve të Ministrive për çështjet prioritare të grupeve të tyre të interesit, më 19 dhe 22 korrik 2016  u zhvilluan dy sesione trajnimi në çështje që lidhen me “Programin Buxhetor afat-mesëm 2016-2018” dhe“Guidat Sektoriale të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë”. Trainimet u drejtuan nga ekspertë të Partnerëve Shqipëri dhe Prof. Dr. Arben Malaj.

13839927_10208765586549521_2050746369_o IMG_20160719_124052 13844128_10208765416425268_1163178287_o

Kjo nismë zbatohet nga Partnerët Shqipëri në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Olof Palme International Center dhe Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.