Vijon puna për hartimin e Strategjive Antikorrupsion në nivel vendor

Në 13 maj 2016 Partnerët Shqipëri zhvilluan takimin e dytë me Koalicionin Drejtues në Bashkinë Berat për hartimin e Strategjisë Antikorrupsion. Në këtë takim u finalizua diagnoza e përgjithshme e institucionit si rezultat i së cilës u identifikuan aktivitetet më të ndjeshme ndaj praktikave korruptive.

Partnerët Shqipëri është pjesë e një konsorciumi rajonal të organizatave nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Kroacia që po zbatojnë komponentin “Qeverisja Urbane / Ndërtimi i Integritetit në Evropën Juglindore” të fazës së II-të të Programit për Partneritetin Urban (UPPII) të Grupit të Bankës Botërore.