Vizita studimore në Sllovaki të pjesëmarrësve në Akademinë e OJF-ve

Në 24-29 tetor dhe 7-12 nëntor, një grup prej 26 pjesëmarrësish, pjesëmarrës në Akademinë e OJF-ve, përfaqësues të bashkive dhe OJF-ve të tjera lokale, morën pjesë në dy vizita studimore në Sllovaki, ku u njohën me punën e organizatave joqeveritare, grupimeve të veprimit qytetar dhe institucioneve publike në Bratislavë, Banska Bistrica, Zvolen etj. Takimet me organizata dhe institucione publike ndihmuan pjesëmarrësit të mësojnë mbi bashkëpunimin OJF—shtet, qasjet inovatore në luftën kundër korrupsionit, crowd sourcing, mbledhjen e fondeve, buxhetimin me pjesëmarrje etj. Vizitat studimore u organizuan në bashkëpunim me Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki.

grup1 grup2