Vizitë studimore në kuadër të “Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”

Në qershor 2018, Partnerët Shqipëri sëbashku me Youth Act Centre nga Tirana, Epoka e Re në Fier dhe Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë në Fushë Arrëz, tre organizatat nga Shqipëria përfituese të granteve në kuadër të projektit “Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (YBH4WBT), morën pjesë në një vizitë studimore në Beograd, Serbi.

Përfaqësuesit nga Shqipëria dhe katër vendet e tjera pjesëmarrëse, vizituan dhe u takuan me zyrtarë të Bashkisë Obrenovac, Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve në Serbi, si dhe u njohën me iniciativa rinore në Arandjelovac. Gjithashtu, ata morën pjesë në një tryezë të rrumbullakët me pjesëmarrjen e 20 organizatave nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Turqia dhe Serbia, si dhe përfaqësues të Bashkimit Europian dhe RYCO në Serbi.

Krijimi i rrjeteve në nivel lokal dhe rajonal, njohja me eksperiencën rajonale në ngritjen dhe zhvillimin e modelit Youth Bank Hub, si dhe modelet e ngritjes dhe funksionimit të strukturave rinore pranë institucioneve qendrore dhe vendore në Serbi, ishin disa nga përfitimet e pjesëmarrësve nga e vizita studimore.

Vizita studimore u mirëprit nga Fondacioni “Ana I Vlade DIVAC”, një nga organizatat partnere të PSH në projektin #YBH4WBT, i mbështetur nga Bashkimi Evropian.

36222929_10156448238779362_7090949950103617536_o 36307391_10156452493304362_6227511165392519168_o

36317588_10156449968474362_5397070296589008896_o 36325333_10156452492934362_1116483014952484864_o