Vlerësim i nevojave të organizatave të shoqërisë civile në situatën e krijuar prej COVID-19

Të nderuar kolegë, bashkëpunëtorë e përfitues,

Partnerët Shqipëri dhe Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, urojnë që ky mesazh në këto ditë të vështira për kombin dhe gjithë botën mbarë t’ju gjejë mirë me shëndet.

Këto kohë që po kalojmë janë kohë të sfidave të mëdha për të gjithë: për individin, institucionet shtetërore, bizneset, organizatat jo-qeveritare dhe mbi të gjitha për sistemin tonë shëndetësor dhe të gjithë ato grupime që janë ende në shërbim të publikut.

Duke qenë se situata që po kalojmë ka një efekt të drejtpërdrejtë në punën e organizatave jo-fitimprurëse në vend, ne po mbledhim në mënyrë të shpejtë disa informacione nga sektori për të evidentuar problematikat kryesore. Kjo do t’i shërbente të gjithë aktorëve për t’u përshtatur në kushtet e reja, si dhe për të mbështetur një fushatë advokimi nga ana e sektorit.

Këto informacione do t’i shërbejnë gjithashtu Qendrës Burimore që t’i vijë në ndihmë sektorit për të kalur këto momente të vështira.

Të dhënat do të përdoren në mënyrë konfidenciale dhe si pjesë e analizës së përgjithshme, pa iu referuar apo deklaruar pjesëmarrësit në këtë vlerësim online. Për hatër të informacionit të kërkuar, rekomandohet që përgjigjet të jepen nga niveli më i lartë drejtues  në organizatë.

 Ju lutemi plotësoni pyetësorin deri në datën 27 mars 2020. Kjo është një çështje URGJENTE!

Faleminderit!

ploteso