Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë – WB&T for EmploYouth

Partnerët Shqipëri zbatoi projektin “Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë-YBH4WBT”, në partneritet me Fondacionin Ana i Vlade Divac në Serbi, Shoqatën për Edukim MLADIINFO International në Maqedoni, organizatën “Prima” në Mal të Zi dhe Fondacionin Vullnetarët e Komunitetit në Turqi.

Ky projekt katërvjeçar fokusohet në përmirësimin e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve të organizatave rinore, iniciativave advokuese dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese.

Një ndër aktivitetet kryesore të rrjetit është monitorimi i vazhdueshëm i situatës lidhur me pjesëmarrjen politike, sociale dhe ekonomike të të rinjve. Të dhënat e monitorimit bazuar në një set indikatorësh të përcaktuar, paraqiten në formën e një Raporti Vjetor për secilin shtet.

Rrjeti YBHWBT që prej marsit 2020, po zbaton projektin rajonal “WB&T for EmploYouth”. Një projekt që synon ofrimin e zgjidhjeve të informuara për përmirësimin e politakave të të rinjve për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Ky projekt përpos advokimit përmes dokumentave politik të prodhuar, synon gjithashtu ngritjen e kapaciteteve të OSHCve lokale me qëllim gjenerimin e ideve inovatore të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e punësimit të të rinjve në NEET. Ndërhyrja gjithashtu do të shoqërohet me mbështetjen financiare të 10 organizatave për të vënën në veprim idete e tyre.

 

 


eu_flag-2015 Projekti “Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” financohet nga Bashkimi Evropian.

Raporti vjetor për Shqipërinë, i monitorimit të pjesëmarrjes politike, sociale dhe ekonomike të të rinjve, 2019 Shkarko
Raporti vjetor për Shqipërinë, i monitorimit të pjesëmarrjes politike, sociale dhe ekonomike të të rinjve, 2018 Shkarko
Raporti vjetor për Shqipërinë, i monitorimit të pjesëmarrjes politike, sociale dhe ekonomike të të rinjve, 2017 Shkarko
Raporti vjetor për Shqipërinë, i monitorimit të pjesëmarrjes politike, sociale dhe ekonomike të të rinjve, 2016 Shkarko