Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për zbatimin e legjislacionit për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve

Në kuadër të projektit “Zbatimi i legjislacionit për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, më datë 20 korrik 2016 u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit për zbatimin e këtij projekti mes Partnerëve Shqipëri, Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore në rolin e tij si Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit dhe Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

Projekti realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë, në kuadër të programit MATRA dhe është një kontribut i drejtpërdrejtë në ndërtimin e institucioneve, qeverisjen e mirë dhe një administratë publike shqiptare të çliruar nga korrupsioni, duke fuqizuar shtetin e së drejtës dhe duke përgatitur vendin për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Projekti synon fuqizimin e luftës kundër korrupsionit duke përmirësuar mekanizmat ligjorë e masat politikë-bërëse në zbulimin dhe parandalimin e korrupsionit si dhe fuqizimin e institucioneve përgjegjëse për zbatimin e këtyre mekanizmave.

13738301_839961489467278_3859858669107138358_o DSC03080 13767197_839963182800442_4745567086999496378_o