Diskutojmë mbi Solidaritetin, 16 Qershor 2017

Më datë 16 Qershor 2017, Partnerët Shqipëri organizoi eventin “Diskutojmë mbi Solidaritetin”, si pjesë e të cilit iu bë jehonë traditës së solidaritetit të popullit shqiptar që prej shekullit të 19-të deri në ditët e sotme, në një material filmik të përgatitur nga Partnerët Shqipëri. Përfaqësues të shoqërisë civile, medias, biznesit dhe sektorit publik, diskutuan e ndanë eksperiencën dhe perspektivën e tyre mbi solidaritetin.

Diskutimi u zhvillua në kuadër të Festivalit të Solidaritetit, një seri aktivitetesh me qëllim promovimin e shembujve të mirë të solidaritetit ndër breza.

Diskutimi u pasua nga “Ekspozita mbi solidaritetin“, bazuar në kontributin e organizatave të shoqërisë civile dhe nisma qytetare në mbështetje të grupeve në nevojë, të prekurve nga krizat apo katastrofat natyrore, si dhe fushata të tjera solidariteti.

Klikoni këtu për të vizituar një galeri fotosh nga ky event.


Festivali i Solidaritetit zhvillohet në kuadër të projektit “Të festojmë Solidaritetin”, i mbështetur nga programi Evropa për Qytetarët i Bashkimit Evropian.

 

KONFERENCA

Programi i eventit Shkarko