Konferenca “Roli i OSHC-ve, qeverisë qendrore e vendore dhe grupimeve aktive në zbatimin e Buxhetimit me Pjesëmarrje në Shqipëri”

Në përmbyllje të iniciativës së saj dy-vjecare për rritjen e përfshirjes dhe ndikimit të OSHC-ve dhe grupeve të interesit në procesin e buxhetimit me pjesëmarrje në nivel qendror e vendor, Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Olof Palme International Center dhe mbështetjen e Qeverisë Suedeze organizuan në 17 janar 2017 në Tiranë, konferencën kombëtare “Roli i Organizatave të Shoqërise Civile, qeverisë qendrore e vendore dhe grupimeve aktive në zbatimin e Buxhetimit me Pjesëmarrje në Shqipëri”.

Konferenca mblodhi së bashku aktorët kryesorë në zbatimin e procesit të buxhetimit me pjesëmarrje në nivel qendror e vendor për të diskutuar mbi arritjet, sfidat dhe problematikat e hasura në zbatimin e këtij procesi, si dhe për të ofruar rekomandime për përmirësimin e tij me qëllim mundësimin e një qeverisjeje më të mirë në të gjitha nivelet.

Folës kryesorë në konferencë ishin zyrtarë të bashkive Vlorë, Lezhë e Elbasan, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të përfshirë në procesin e buxhetimit me pjesëmarrje, donatorë dhe ekspertë të cilët diskutuan mbi bashkëpunimin e OSHC-ve me institucionet qendrore e vendore, mekanizmat ligjorë e institucionalë, si dhe praktika të bashkëpunimit ndërsektorial për zbatimin e buxhetimit me pjesëmarrje në qeverisjen qendrore e vendore.

Vizitoni një galeri me foto nga ky event.