Festivali i Solidaritetit

Festivali i Solidaritetit” është një seri aktivitetesh që promovojnë mirëkuptimin, tolerancën, solidaritetin dhe mbështetjen mes njerëzve. “Festivali i Solidaritetit” uorganizua nga Partnerët Shqipëri në Shqipëri, dhe organizatat partnere në Bullgari, Serbi dhe Maqedoni në kuadrin e projektit #FestojmëSolidaritetin, bashkëfinancuar nga programi Europa për Qytetarët i Bashkimit Evropian.

Aktivitetet në kuadër të “Festivalit të Solidaritetit” përfshinë: ngjitje në mal, diskutime dhe biseda, ekspozita, vizita në shtëpinë e të moshuarve dhe dhurata për të moshuarit, fëmijët etj.

 


 Projekti “Të festojmë Solidaritetin” synoi të hulumtojë, nxisë debatin dhe të avancojë solidaritetin si një temë vendimtare në shoqëritë evropiane. Ai kontribuon në një të kuptuar më të mirë dhe promovimin e vlerës së solidaritetit në kohë të krizave të ndryshme brenda shoqërisë, në nivel vendi dhe në nivel Evropian. Projekti zbatohet nga 6 organizata të drejtuara nga Fondacioni Ana dhe Vlade Divac në Serbi, Partnerët Shqipëri në Shqipëri, Fondacioni Output Input në Poloni, DemNet Hun në Hungari, Multi Kulti kolektive në Bullgari, dhe Mladiinfo International në Maqedoni. 

 

 

Festivali i Solidaritetit në media

Arbana: Lamë mënjanë politikën, fokusi tek nevojat

“Festojmë solidaritetin”, “Credins Bank”, mbi 10 mln lekë kontribut për 2016-ën