Fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile për përfshirje dhe pjesëmarrje efektive në politikëbërjen dhe vendimmarrjen lokale
Në mbështetje të LevizAlbania, për të adresuar nevojat e përfituesve dhe aplikantëve të interesuar, që prej tetorit 2016, PSh po ofron një program të gjerë asistence – “online” dhe “onsite” – që mbështet rrjetëzimin në territore më të gjera se ato ku organizatat operojnë, si dhe ekspertizën e tyre për të advokuar në mënyrë të suksesshme në vendimmarrjen lokale.
Disa nga aktivitetet më të fundit në kuadër të kësaj asistence janë:
Trajnime rajonale me temë “Qeverisje me Pjesëmarrje”, me pjesëmarrjen e rreth 50 përfaqësuesve të OSHC-ve dhe individëve nga këto rajone. (janar – mars 2018)
Partnerët Shqipëri organizoi tre sesione rrjetëzimi me grantmarrësit e LevizAlbania, për t’u ardhur në ndihmë përfituesve të granteve në zbatimin e suksesshëm të projekteve të tyre, nëpërmjet ndarjes dhe diskutimit të eksperiencave, ofrimit të modeleve të suksesshme, si dhe rekomandimeve të ofruara nga ekspertët e PSH.(mars 2018)
LevizAlbania është një projekt që synon të ketë një efekt katalizator për demokracinë vendore në Shqipëri. Nëpërmjet Thirrjes për aplikime, LA mbështet nisma konkrete që synojnë të ndryshojnë nivelin e demokracisë vendore, përmirësojnë qeverisjen lokale, rrisin transparencën, llogaridhënien, promovojnë dhe mbështesin përfshirjen në vendimmarrje si dhe nxitjen e politikave vendore që forcojnë rolin e të rinjve. Projekti LevizAlbania zbatohet nga “Fondacioni Shoqëria e Hapur Për Shqipërinë”, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim” dhe “Co-Plan” dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.