Fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile për përfshirje dhe pjesëmarrje efektive në politikëbërjen dhe vendimmarrjen lokale

Në mbështetje të LevizAlbania, për të adresuar nevojat e përfituesve dhe aplikantëve të interesuar, që prej tetorit 2016, PSh po ofron një program të gjerë asistence – “online” dhe “onsite” – që mbështet rrjetëzimin në territore më të gjera se ato ku organizatat operojnë, si dhe ekspertizën e tyre për të advokuar në mënyrë të suksesshme në vendimmarrjen lokale.

Disa nga aktivitetet më të fundit në kuadër të kësaj asistence janë:

Trajnime rajonale me temë “Qeverisje me Pjesëmarrje”, me pjesëmarrjen e rreth 50 përfaqësuesve të OSHC-ve dhe individëve nga këto rajone. (janar – mars 2018)

trajnime_leviz

Partnerët Shqipëri organizoi tre sesione rrjetëzimi me grantmarrësit e LevizAlbania, për t’u ardhur në ndihmë përfituesve të granteve në zbatimin e suksesshëm të projekteve të tyre, nëpërmjet ndarjes dhe diskutimit të eksperiencave, ofrimit të modeleve të suksesshme, si dhe rekomandimeve të ofruara nga ekspertët e PSH.(mars 2018)

sesione_rrjetezimi_leviz

 


LevizAlbania është një projekt që synon të ketë një efekt katalizator për demokracinë vendore në Shqipëri. Nëpërmjet Thirrjes për aplikime, LA mbështet nisma konkrete që synojnë të ndryshojnë nivelin e demokracisë vendore, përmirësojnë qeverisjen lokale, rrisin transparencën, llogaridhënien, promovojnë dhe mbështesin përfshirjen në vendimmarrje si dhe nxitjen e politikave vendore që forcojnë rolin e të rinjve. Projekti LevizAlbania zbatohet nga “Fondacioni Shoqëria e Hapur Për Shqipërinë”, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim” dhe “Co-Plan” dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.