Akademia e OJF-ve

“Akademia e OJF-ve” është një program i nisur nga Partnerët Shqipëri në vitin 2015, me qëllim rritjen e aftësive dhe zhvillimin profesional të drejtuesve të OJF-ve shqiptare për të ndërtuar organizata efektive në shërbim të publikut dhe grupeve të interesit. Prej vitit 2019, Akademia e OJF-ve është pjesë e programit të ndërtimit të kapaciteteve të OJF-ve, të Qendrës Kombëtare Burimore për Zhvillimin e Shoqërisë Civile në Shqipëri.