C.A.U.S.E. – Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale

C.A.U.S.E është iniciativa e parë e kësaj natyre e zbatuar në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke synuar të shndërrohet në një histori suksesi si pjesë e një mozaiku më të gjerë, që është zbatimi i Reformës së Drejtësisë në Shqipëri mbështetur edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Ai synon të krijojë një model të ri-përdorimit të qendrueshëm të aseteve të konfiskuara nga krimi i organizuar nga organizatat e shoqërisë civile (OSHC-të).

Përmes një qasje inovatore të fokusuar në promovimin dhe zhvillimin e kulturës së sipërmarrjes sociale dhe luftës kundër krimit të organizuar, CAUSE ofron mundësi, aftësi dhe mbështetje financiare për OSHC-të për të filluar një projekt të ri në një pronë të konfiskuar nga krimi i organizuar. Projekti zbatohet nga Partnerët Shqipëri, në partneritet me Project Ahead dhe Comitato Don Peppe Diana dhe financohet nga Bashkimi Evropian, përmes Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.