Demokracia vendore në veprim - Projekti LEVIZ Albania

“LëvizAlbania” është një projekt që synon të ketë një efekt katalizator për demokracinë vendore në Shqipëri, i cili zbatohet nga një konsorcium i i tre organizatave: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri dhe Co-Plan, dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Zvicerane në Tiranë. Përkufizimi i LëvizAlbania për “demokracinë vendore” është vendimmarrje gjithëpërfshirëse dhe mbikëqyrje e qeverisjes vendore që sjell transparencë dhe përgjegjshmëri më të madhe si dhe shërbime publike të përmirësuara.

LëvizAlbania mbështet demokracinë vendore në të gjithë vendin nëpërmjet kultivimit të një shoqërie civile vendore me bazë në komunitet, qe ka ndikim dhe nxit kërkesën për qeverisje të mirë.  Për më shumë vizitoni faqen e internetit të projektit: http://www.levizalbania.al/