EMBRACE

Partnerët Shqipëri punon për inkurajimin e zhvillimit të sipërmarrjeve sociale në Shqipëri, si një forcë lëvizëse në zhvillimin socio-ekonomik të vendit. PA kontribuon në këtë fushë përmes edukimit dhe ndërgjegjësimit publik, kërkimit, mbështetjen e modeleve të mekanizmave për fillimin e start-up-eve përmes financimit, ngritjen së kapaciteteve dhe mundësive të partneritetit dhe rrjetëzimit etj.

Në vijim të nismës më të fundit, asistencës së OJF-ve për të zhvilluar modele të reja biznesi që gjenerojnë të ardhura duke kontribuar në qëndrueshmërinë e tyre financiare, Partnerët Shqipëri prezanton projektin më të inovator “EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese”
Së bashku me promovimin e një dialogu konstruktiv dhe advokimit për një mjedis financiar dhe ligjor mundësues për SE-të, projekti do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve të OJF-ve për të inicuar dhe/ose përforcuar iniciativat e biznesit social, duke përfshirë rritjen e ndërgjegjësimit mbi sipërmarrjen sociale dhe ndarjen e modeleve më të mira dhe historive të suksesit; ndërtimin e marrëdhënieve dhe partneritetit me sektorin e biznesit dhe mbështetjen e iniciativave konkrete të OJF-ve që lidhen me sipërmarrjen sociale në kuadër të adresimit të sfidave sociale dhe nxitjes së zhvillimit gjithëpërfshirës.

Projekti “EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese” zbatohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në partneritet me organizatën Project Ahead (Itali), dhe financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.