Filantropia dhe Përgjegjshmëria Sociale e Biznesit

Që nga viti 2011, Partnerët Shqipëri punon për të promovuar zhvillimin e filantropisë në Shqipëri, një iniciativë e ndërmarrë për herë të parë në llojin e saj. Si pjesë e kësaj përpjekjeje, Partnerët Shqipëri punon në mënyrë të vazhdueshme për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut mbi rëndësinë e filantropisë dhe në njohjen publike të kontributeve domethënëse të bëra nga individë apo kompani.