Kuadri ligjor dhe ai fiskal që rregullon veprimtarinë e sektorit jo-fitimprurës

Hartimi dhe rishikimi i kuadrit ligjor që afekton aktivitetin e OJF-ve ka qenë në qendër të përpjekjeve të Partnerëve Shqipëri për krijimin e një mjedisi mundësues për sektorin.

Që prej vitit 2001, pas miratimit të kuadrit ligjor për OJF-të, Partnerët Shqipëri bashkëpunon ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare në ofrimin e ekspertizës për zhvillimin e legjislacionit të OJF-ve dhe lehtëson iniciativa sektoriale që synojnë përmirësimin e kuadrit ligjor për sektorin jo-fitimprurës, me një fokus të veçantë në çështjet fiskale dhe të taksave, duke hartuar procese me pjesëmarrje që përfshijnë të gjithë aktorët kryesorë. Gjeni këtu një seri ligjesh e vendimesh që rregullojnë veprimtarinë e sektorit jo-fitimprurës në Shqipëri. Gjithashtu këtu do të gjeni edhe një paketë të plotë me formatet e raportimit në të gjitha institucionet shtetërore.