Monitorimi i Aktivitetit Filantropik në Shqipëri

Prej janarit 2015, Partnerët Shqipëri po kryen monitorimin e aktivitetit filantropik në Shqipëri nëpërmjet hulumtimit të medias, përfshi edhe ato sociale si dhe burimeve të informacionit nga institucionet publike dhe jo-publike. Hulumtimi kryhet mbi baza ditore dhe gjetjet paraqesin çështjet e mbështetura, natyrën dhe vlerën e dhurimeve, mbulimin gjeografik si dhe natyrën e dhuruesve. Ato vijnë në formën e informacionit të përmbledhur mujor që synon të ndihmojë në kuptimin dhe evidentimin e këtij aktiviteti. Këtu mund të njiheni me raportin e monitorimit të aktivitetit filantropik për vitin 2015 dhe për vitin 2016.