Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive

Kjo iniciativë synon të kontribuojë në qëndrueshmërinë financiare të organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në fushën e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë, respektimit të të drejtave të njeriut, rritjes së aktivizmit dhe pjesëmarrjes qytetare dhe ofrimit të shërbimeve në të mirë të komuniteteve lokale.
Përmes një procesi të hapur aplikimi, Partnerët Shqipëri  përzgjodhi 10 përfituesit e parë të programit, me të cilët po punon për të identifikuar së bashku aktivitete të mundshme që gjenerojnë të ardhura, për të rritur impaktin dhe qëndrueshmërinë e veprimtarisë së tyre. Gjithashtu, PSH do të fuqizojë  kapacitetin dhe aftësitë e organizatave përmes një programi trainimi dhe mentorimi afatgjatë për adoptimin e modeleve të përshtatshme të biznesit për të rritur e diversifikuar të ardhurat. Një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet ngritjes së urave të bashkëpunimit mes OJF-ve dhe biznesit lokal për njohjen e punës së organizatave të shoqërisë civile dhe shërbimeve të tyre, si dhe identifikimin e mundësive konkrete të partneritetit për ofrimin e këtyre shërbimeve.

Projekti “Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive” zbatohet nga Partnerët Shqipëri, në kuadër të Programit “Roli mbikqyrës (watchdog) dhe advokues i shoqërisë civile”, mbështetur nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.